Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nevojiten më shumë të dhëna mbi efektivitetin e vaksinave kundër Omicron. Në një raport të fundit të OBSH-së, janë cituar disa nga dilemat më të rëndësishme në lidhje me variantin Omicron, si graviteti i tij, transmetueshmëria dhe aftësia për t’i shpëtuar vaksinës.
Në një deklaratë, OBSH, tha se nevojiten të dhëna të mëtejshme për të kuptuar aftësinë që Omicron ka për ti shpëtuar vaksinave, duke theksuar se nevojitet gjithashtu një koordinim global.
/abcnews.al