Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Disiplina: Gjobiten Tirana e Partizani prej tifozëve, paralajmërohet Gjok Noka

schedule19:22 - 11 Janar, 2022

schedule 19:22 - 11 Janar, 2022

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë vendimet për parregullsitë e ndeshjeve të fundit të vitit të shkuar. Nuk kanë shpëtuar Partizani e Tirana për dëmet në “Air Albania”, ndërsa presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, ia ka hedhur me paralajmërim.

VENDIMET:  FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i Besëlidhja, Gjok Noka, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i Maliqi, Abbey Agbodzie, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Kinostudio U-17, Egin Bajraktari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së Manchester Junited 5×5, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!