Prej disa ditësh Follorina në Greqi është kthyer në një epiqendër tërmetesh, lëkundjet e të cilëve janë ndjerë edhe në vendin tonë. Banorët e kësaj njësie po kalojnë orë mjaft të vështira pasi tërmetet vijojnë njëri pas tjetrit ndërsa më i fundit ishte pasditen e sotme rreth orës 16:14.
Nga ana tjetër vështirësia shtohet akoma më shumë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
“Jemi në një situatë shumë të vështirë. Sot e gjithë zona bashkë me bashkitë e vogla shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Pak kohë më parë patëm edhe një tërmet tjetër që të fortë që u ndje në qytet ndërsa reshjet e dëborës kanë krijuar shumë vështirësi” tha kryebashkiaku i Follorinës, Vasilis Giannakis.
Ai u shpreh se tërmetet kanë shkaktuar dëme materiale të vogla megjithatë shqetësim mbetet ana psikologjike e banorëve të kësaj zone, pasi sikur të mos mjaftonin dukuritë natyrore, ka qenë e prekur nga një numër i lartë të infektuarish me COVID kohët e fundit.
Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë e vlefshme nga data e tërmetit të parë deri pas gjashtë muajsh, pra deri më 11 korrik 2022. m.v/Abcnews.al