Gjykata e Apelit të Hagës refuzon ekstradimin e Arben Frrokut

schedule17:05 - 12 Shkurt, 2019

schedule 17:05 - 12 Shkurt, 2019

Një Gjykatë Apeli në Hagë në Holandë ka refuzuar ekstradimin e biznesmenit Arben Frroku në Shqipëri. Vendimi në favor të Frrokut, i dënuar përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, u konfirmua për “ABCnews” nga avokati i tij në Shqipëri, Tonin Prendi. Sipas avokatit një gjykatë e shkallës së dytë në Hagë, Holandë, la të pandryshuar vendimin e marrë nga Shkalla e Parë për mosekstradimin e Frrokut. Vendimi nuk është arsyetuar, por në gjykim Frroku ka kërkuar të mos ekstrdohet, pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta. Njëkohësisht ai ka pretenduar se gjyqi ndaj tij ka qenë i paragjykuar dhe i ndikuar nga politika. Biznesmeni qëndron në Holandë nga viti 2016, kur u arrestua për llogari të dënimit të marrë në Shqipëri. Vendimi i fundit, i hap rrugë lirimit të tij, ndërkohë që një vendim i formës së prerë në Shqipëri e ka dënuar përjetë./abcnews.al