Situata me Covid-19 në skuadrën e Kukësit, ku ditën e djeshme u njoftua se 7 futbollistë edhe 3 pjestarë stafi rezultuan pozitiv, teksa drejtuesit e Kukësit kërkuan edhe shtyrjen e ndeshjes me Dinamon.
Kërkesa e klubit është pranuar nga FSHF e cila ka shtyrë ndeshjes mes verilindorëve dhe bluve të kryeqytetit.
Takimi Kukësi-Dinamo do të luhet të mërkurën më 19 janar në orën 16:45 dhe do të luhet në ‘Kukësi Arena’.
Nga ky spostim i ndeshjes ka ndryshuar orar edhe sfida mes Skendërbeut dhe Laçit që do të luhet më 15 janar 16:45. /f.a/abcnews.al

