Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vendimet e forta në PD, reagon Këlliçi: Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar

schedule09:59 - 11 Janar, 2022

schedule 09:59 - 11 Janar, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimeve të Lulzim Bashës dhe Kryesisë së PD për përjashtimet dhe pezullimet. I rreshtuar që prej shtatorit me Berishën, Këlliçi në një postim në rrjetet sociale sfidon Bashën duke i kërkuar të zbresë në bazë, ndërsa ironizon që ende s’ka të internuar dhe pushkatuar.

“Ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.

Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!

Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!”, shkruan Këlliçi.

Në mbledhjen maratonë të Kryesisë që nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm u vendos përjashtimi përgjithmonë nga PD i Sali Berishës dhe 8 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Gjithashtu janë pezulluar mbështetësit e Berishës, ndërsa janë shkarkuiar nga funksionet 9 të tjerë, përshirë Belind Këlliçin, si drejtues në Tiranë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!