Arjola Demiri është një nga aktoret më të komentuara, që nga momenti që u bë pjesë e Big Brother VIP. Ajo herë pas herë gjatë rrëfimeve të saj ka treguar pasionin e madh që ka ndaj makinave.
Së fundmi, në një bisedë me Donaldin, Beatrixën, Einxhelin dhe tjerë, Arjola tha se ka qenë e para femër që ka vozitur Porsche në Shqipëri.
“Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, tha Arjola, duke iu drejtuar Donaldit./abcnews.al