Partizani ka zhgënjyer pjesën e parë të sezonit teksa nuk ka mundur të jetë në vendet e parë që luftojnë për titullin kampion, për shkak të rezultateve negative.
Për këtë drejtuesit po punojnë të sjellin në skuadër lojtarë që e njohim mirë ambjentin e kuq si dhe kampionatin shqiptarë.
Siç bëhet e ditur nga burime pranë kampit të kuq, demat kanë arritur marrëveshjen për rikthimin në skuadër të Eneo Bitri.
Mbrojtësi u largua në fund të sezonit të shkuar nga skuadra e Partizanit drejt Astanas, një eksperiencë që nuk shkoi siç mbrojtësi shtatlartë kishte menduar, dhe lojtari ndërpreu kontratën me klubin nga Kazakistani.
Duke e njohur mirë ambjentin e skuadrës, drejtuesit kanë arritur të bindin Bitrin të veshë përsëri fanellën e demave, ndërsa të kuqtë fitojnë “përballjen” me Kukësin, skuadër tjetër që kishte shfaqur interes për mbrojtësin.
Bitri pritet nesër të dalë në stërvitje me skudarën e Partizanit, teksa në ditët në vijim pritet të zyrtarizohet si afrimi i radhës te skuadra e kryeqytetit. /f.a/abcnews.al