Sërish tensione mes Greqisë dhe Turqisë. Gjashtë avionë turq “F-16”, sipas Athinës zyrtare fluturuan sot në verilindje të Egjeut duke shkelur hapësirën ajrore greke.
“Ankaraja vazhdon sjelljen e saj provokuese në Egje” shkruajnë mediat greke.
“Gjashtë F-16-të turq që fluturuan mbi arkipelagun sot, të hënën, ishin të armatosur dhe në tre raste pati betejë ajrore me avionët luftarakë grekë” vijon më tej shkrimi.
Në total, Athinë zyrtare denoncon se ka pasur shtatë shkelje të hapësirës ajrore nga Turqia./ Abcnews.al