Kryeministri Edi Rama ka dhënë çekun e bebes trinjakëve të parë për vitin 2019, që erdhën në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Tre foshnjat përfituan 120 mijë lekë të reja secila.
Këshillat për të lindur sa më shumë ia dëgjoi një nënë e re në Tiranë. Jo një as dy pro tre fëmijë solli në jetë të cilëve iu dorëzua çeku i bebes nag vetë kryeministri Edi Rama.
“Me këtë rast sqaruam atë pyetjen e famshme, “si është bonusi kur janë tre?” Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot”.
Nga 1 janari i këtij viti, 2200 të sapolindur kanë përfituar bonusin e bebes. Çeku i Bebes përcakton shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë. Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit është në masën 80 mijë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë e më shumë, masa e përfitimit është në masën 120 mijë lekë për secilin fëmijë. Prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar edhe procedurën e regjistrimit fillestar të të porsalindurve.