Rritja e temperaturave edhe në verilindje, ka sjellë shkrirjen e borës, e për pasojë rritjen e nivelit të liqenit të Fierzës. Por pavarësisht kësaj, Fierza nuk po punon me kapacitet të plotë.
Në verilindje situata e motit ka marrë për mbarë drejt pranverës. Prej ditësh temperaturat janë rritur ndjeshëm, duke ndikuar në shkrirjen e masës më të madhe të dëborës.
Prurjet e përftuara nga ky fenomen, por edhe nga reshjet e herëpashershme të shiut, po rrisin ndjeshëm nivelin e ujit në liqenin e Fierzës.
Vetëm gjatë javës që shkoi, niveli i ujit është rritur me dy metra më shumë e me tendencë rritje të konsiderueshme.
Në Fierzë ende nuk ka prodhim me kapacitet të plotë të energjisë. KESH po siguron rezerva ujore të mjaftueshme për të nisur prodhim të plotë diku nga fundi i prillit. E për momentin, sasia më e madhe e energjisë elektrike sigurohet nga importi.
Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata
/abcnews.al