Plas grushti “kot” mes 6 personave në Kavajë, ndërhyn policia

schedule15:54 - 10 Janar, 2022

schedule 15:54 - 10 Janar, 2022

Policisë së Kavajës i është dashur të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e një sherri mes gjashtë personave në qytet. Shkaku i sherrit duket të jetë tepër banal, megjithatë ka mjaftuar për të çuar pas hekurave katër persona.

Blutë bëjnë me dije se fillimisht dy persona, kanë dëmtuar një pronë në qytet. Pas kësaj, në vendin e ngjarjes kanë ardhur katër persona, K. H., 26 vjeç, G. I., 26 vjeç, B. H., 44 vjeç dhe Xh. H., 42 vjeç, të cilët kanë rrahur dy të parët duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Duke mos u mjaftuar me kaq, ata i kanë thyer atyre edhe xhamin e makinës.

Njoftimi i policisë

4 persona janë vënë nën hetim nga policia për shkak se akuzohen për një sherr mes tyre.

Sipas policisë nën hetim janë vënë K. H., 26 vjeç, G. I., 26 vjeç, B. H., 44 vjeç dhe Xh. H., 42 vjeç.

Raportohet se K. H., së bashku me G. I., kanë dëmtuar pronën e B. H. dhe Xh. H. Këta të fundit, i kanë thyer xhamin e makinës K. H., dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe ndaj G. I. /abcnew.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!