Mesfushori portugez, Sergio Oliveira pritet të jetë transferimi i dytë i skuadrës së Romës në këtë merkato. Humbja me Juventusin ka acaruar jashtë mase trajnerin Jose Mourinho, i cili në konferencën pas ndeshjes i revoltuar u shpreh se do të transferojë një lojtar me potencial dhe personalitet të fortë në repartin e mesit të fushës.
“Do të vijë një futbollist me fizik, me personalitet, i përshtatshëm dhe që ka përgjegjësi”, ka theksuar tekniku portugez.
Përveç trajnerit edhe drejtori sportiv i Romës, Thiago Pinto ka konfirmuar se marrëveshja mes klubit dhe lojtarit është arritur dhe se gjithçka pritet ët “kopsitet” brenda këtyre dy ditëve.
Oliveira do të transferohet te Roma në formë huazimi për 1.5 milion euro, me të drejtë blerje të kartonit të mesfushorit në fund të sezonit për 13 milion euro.
Për Romën, Oliveira do të jetë transferimi i dytë në afatin kalimtar të janarit pasi më parë kanë transferuar anglezin Ainsley Maitland-Niles. /f.a/abcnews.al