Haradinaj: Të eliminohen pajisjet përgjuese që Serbia ka instaluar në Kosovë

schedule11:50 - 10 Janar, 2022

schedule 11:50 - 10 Janar, 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dy propozime për ruajtjen  e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka reaguar pas raportimeve se Serbia po instalon në Kosovë kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme.

Ai ka i ka kërkuar veçanërist policisë së Kosovës se duhet të rrisë kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime.

“Ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.

Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime:

  1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj.
  2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj’, shkruan Haradinaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!