A do të hynte sërish në Big Brother? Fifi tregon se ç’do të bënte ndryshe

schedule20:22 - 9 Janar, 2022

schedule 20:22 - 9 Janar, 2022

Fifi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP pak javë më parë për shkak të gjendjes së saj emocionale. Konsiderohej si një ndër konkurrentet më të forta por rrugëtimi i saj në këtë reality show u ndërpre në mes. Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se çfarë do të bënte ndryshe po të hynte sërish brenda BB.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, këngëtarja pati dhe një kunj për disa banorë teksa tha se nuk do t’ju kushtonte rëndësi, por nuk përmendi emra. “Mbase nuk do t’ju kisha dhënë vëmendje disave dhe do të merresha me veten më shumë…por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt, si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj se prapë njësoj do të kisha bërë çdo gjë!

Pastaj të harrojmë, kujdes please me helmin që lëshoni mbi njerëzit. Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet..dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem shumë keq kur lexoj disa nga komentet tuaja për çdo njeri te ajo shtëpi.“, ka shkruar këngëtarja. Kujtojmë që ajo kompozoi dhe një këngë gjatë izolimit, këngë e cila rezultoi një hit i padiskutueshëm.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!