Fundin e Sali Berishës në politikë, e ka cilësuar deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri protestën e djeshme në selinë blu që degjeneroi në dhunë.
Në një shënim në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se dje Berisha tregoi se nuk mendon aspak për PD dhe demokratët, por për interesin e tij.
“Dje ishte dita me e trishtë për çdo demokrat e demokrate qe punuan, kontribuan dhe votuan për 30 vite Partinë Demokratike. Ditë në të cilën pësuam zhgënjimin më të madh nga njeriu tek i cili besuam dhe votuam, i cili dje tregoi se nuk mendon aspak për PD, për mundin e demokratëve, por për interesa të tij është gati të shkatërrojë PD, të vendosë demokratët në sulm ndaj njëri-tjetrit, dhe të bëjë të gjithë partinë non-grata.
Jam e bindur që asnjë qytetar të ndershëm të këtij vendi nuk mund t’i përfaqësonin pamje të tilla si ato të djeshmet, të sulmit mbi selinë e PD, ndaj dje ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Edhe ju që sot ende nuk e keni kuptuar, jam e bindur që në një të nesërme koha do t’ju qartësojë gjithçka”, shkruan deputetja e PD. g.v/abcnews.al