Pas veprimit të Emiljano Mustës i cili ka fshirë çdo foto me fanellën e Partizanit nga rrjetet sociale, ka ngritur shumë dyshime, që kanë të bëjnë me një krisje raportesh mes palëve dhe siç duket tashmë mbrojtësi është jashtë planeve të demave.
Sipas “Panorama Sport”, drejtuesit e kuq i kanë kërkuar lojtarit prishjen e kontratës, gjë e cila nuk është pranuar nga mbrojtësi i majtë.
Kontrata e Mustës me Partizanin përfundon në qershor të vitit 2023 dhe në këto kushte drejtuesit e kanë dërguar lojtarin të stërvitet me partizanin U-21, duke qenë tashmë jashtë planeve të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. /f.a/abcnews.al