“Ndihet akoma aroma e rëndë e gazit”, nis pastrimi i selisë së PD-së

schedule12:10 - 9 Janar, 2022

schedule 12:10 - 9 Janar, 2022

Një ditë pas protestës dhe përplasjes me  demokratëve mbështetës të Berishës dhe Bashës, në selinë blu këtë të dielë vijon pastrimi i godinës nga dëmet e shkaktuara.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton nga selia blu për ABC se punonjësit kanë nisur me pastrimin e materialeve dhe të mjeteve të përdorura nga mbështetësit e Berishës për thyerjen e dyerve dhe të xhamave të godinës.

Nga dhuna e përdorur në protestën e një dite më parë janë thyer dyert dhe dritaret e institucionit, ku dëmi më i madh duket se është në katin e parë.

Gjithashtu gazetari bën me dije se në ambientet e godinës ndihet akoma aroma e rëndë e gazit dhe e solucioneve të tjera të përdorura për të shpërndarë protestuesit para selisë blu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!