Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E akuzoi si person me rrezikshmëri në PD, Shata: Kam shoqëruar edhe Berishën në qeveri

schedule20:43 - 8 Janar, 2022

schedule 20:43 - 8 Janar, 2022

Sefer Shata, personi i akuzuar nga sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se në selinë blu sot kishte vrasës dhe njerëz në kërkim, ka hedhur poshtë deklaratat e tij. Në një prononcim për ‘BalkanWeb’, Shata shprehet se nga mbështetës të Berishës,  emri i tij është përdorur në një foto që nuk ka lidhje me të.

Ndonëse se pranon se ka qenë sot në selinë e PD, ai mohon te jete personi për të cilin pretendon Berisha. Shata thotë se është aktivist ndër vite në PD, dhe madje ka shoqëruar e është dekoruar nga ish kryeministri.

Më ka nxjerrë një foto më ka ngatërruar me një person aty. Nuk jam ai i fotos, jam aktivist i PD, por nuk jam personi në foto. Më kanë shqetësuar familjen. Nuk kemi ngjashmëri.



Kam qenë shoqërues i vjetër në PD, që nga Eduard Selami Tritan Shehu kemi shoqëruar edhe Berishën. Jam pishtar i demokracisë. Jam dekoruar edhe nga vetë z.Berisha. Nuk jam pjesë e asnjë organizate kriminale.” u shpreh ai për ‘BalkanWeb’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!