Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga protesta e dhunshme sot në PD dhe sendet që përdorën militantët e Sali Berishës për të sulmuar selinë e partisë së tyre.
“Nje gjetje origjinale nga njerez te talentuar…Nje alamet bisht kazme, i maskuar si bisht flamuri i PD-se, i perdorur nga “permbaruesit e paqes” gjate betejes se sotme për marrjen e “shtepise se lirise”…
Ne fakt kishte dite qe po rritej çmimi i bishtave te veglave te punes, si kazma, lopata etj, dhe nuk po kuptohej pse ndodhte kjo gje…Nuk e di pse me kujtuan hunjte e drurit të maskuar si shkop per mbajtjen e banderolave gjate protestes se 21 janarit…..” shkruan Artan Hoxha.
Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra./ Abcnews.al