“Rrezikon të vritet një deputet”, sekretari në PD reagon për deklaratën e Brahos

schedule19:47 - 7 Janar, 2022

schedule 19:47 - 7 Janar, 2022

Sekretari për Organizimin Dixhital në PD, Endri Hasa, duke folur për “Radarin Informativ” në ABC  është ndalur tek situata në PD, një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha.

Për Hasan, protesta e Sali Berishës mund të sjellë edhe akte dhune, por sipas tij selia e PD është përgatitur për çdo skenar.

Më tej Hasa i është përgjigjur edhe ish-deputetit socialist Spartak Braho i cili tha se në protestë mund të vritet një deputet me inicialet E.A në PD. Sipas Hasës kjo e kalon edhe imagjinatën, megjithëse shtoi se thirrjet për akte dhune ekzistojnë.

“Kjo kalon tej imagjinatës time. Por thirrje për dhunë dhe urrejtje. Për të hakërryer ndaj njerëzve. Janë bërë këto thirrje. Skenari i dhunës do të dështojë. Janë të gjitha informacionet që po tentohet. Por askush nuk vendos demokratët kundër demokratëve.” tha Endri Hasa.  /abcnews.al/