Në deklaratën për shtyp një ditë para protestës së thirrur nga paraardhësi i tij, Lulzim Basha iu drejtrua demokratëve duke u thënë se Sali Berisha i ka mashtruar. Kreu i demokratëve tha mes të tjerash se lëvizja e Berishës gjatë këtyre muajve ka shërbyer për të devijuar nga beteja e opozitës dhe i ka dhënë oksigjen Edi Ramës.
Basha tha se e ndjen detyrim ndaj demokratëve t’ua thotë se Berisha i ka mashtruar, duke bërë edhe renditjen e disa elementëe, sipas tij.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori kur unë mora vendimin e për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën, kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejes sonë opozitare, rrjedhimisht duke i dhënë oksigjen qeverisë.
Për hallin e tij që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratike, në të vërtetë kundër SHBA. Ka një pikë kur boll është boll.
Unë dua tu drejtohem sot të gjithë demokratëve, e sidomos atyre që kanë dashur me sinqeritet thirjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, të cilin Kryesia e PD-së e thirri në datë 18 dhjetor edhe në reflektim të kerkesave të tyre.
Pa dashur të përsëris çfarë kam thënë disa herë rreth përpjekjeve të mia për të gjetur bashkë me Sali Berishën zgjidhjen me të mire për PD në radhë të parë, por në bindjen time edhe për atë vetë, përpjekje që rezultuan të pasuksesshme, e ndjej si detyrim politik e njerëzor tju them:
Sali Berisha ju ka mashtruar kur në nisje të lëvizjes së tij për të marrë e shndërruar Partinë Demokratike në bunker antiamerikan pas shpalljes së tij non grata, ju tha se unë kam shkelur statutin sepse nuk e kam votuar në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar vendimin e pezullimit të tij.
Shpallja non grata si instrument i antikorrupsionit dhe mbrojtjes së demokracisë nga minuesit e saj, po ngrihet si stuhi në Shqipëri dhe në rajon.
Kushdo ka mundësi të qartesohet përmes shembujve konkrete për arsyet e këtyre shpalljeve që po shoqërohen me sanksione ndaj pasurisë së paligjshme të personave të shpallur non grata dhe sipermarrjeve që i mbeshtesin.
Sali Berisha ka mashtruar me perpjekjet e tij të vazhdueshme për tua mbajtur të fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr kohë dhe përfshin një disa insituticione e agjenci ligjzbatuese në shtetin më të fuqishëm të botës, që nga Departamanti i Shtetit, te Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Thesarit, dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit.
Sali Berisha, duke njohur mirë ndjenjat proamerikane të shumicës dërmuese të demokratëve dhe popullit shqiptar, ka mashtruar duke ju mbajtur të fshehtë me sa ka mundur deklaratat e qarta e të përsëritura të përfaqësuesve të SHBA dhe Presidentit Biden se SHBA do të ndërprese çdo marrëdhenie me një PD të drejtuar nga një e person non grata, cilido qoftë ai.
g.v/abcnews.al