A do të ngujohen nesër në PD? Bardhi: Berisha do ta kthejë partinë në bunker

schedule14:59 - 7 Janar, 2022

schedule 14:59 - 7 Janar, 2022

Nesër ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestë para selisë blu ndërkohë që nga ana tjetër, Basha dhe mbështetësit e tij do jenë brenda godinës. Pyetur nga gazetarët nëse do të ngujohen brenda partisë nëse Berisha qëndron gjatë në protestë, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaroi se nëse kjo ndodh atëherë do të provohet ajo që ata kanë thënë prej muaj që Berisha po tenton ta kthejë partinë në bunker për interesat e tij personale.

“Ajo që po them unë është që PD ka marrë çdo masë teknike, organizative për të shmangur çmendurinë e Berishës për të përplasur demokratët me demokratët duke i bërë dhuratën më të çmuar regjimit të Edi Ramës. Nuk ka dhuratë më të çmuar për Edi Ramën se sa të shohë demokratët të përplasen. Sali Berisha kërkon gjakderdhje nesër. Berisha ka provuar më shumë se njëherë që tjetër gjë dhe tjetër gjë bën. Sot nuk mohoi që do ketë skenar dhune.

Kemi komunikim të vazhdueshëm me miqtë tanë të partive popullore europiane. Çdo partner ndërkombëtar informohet për situatën me të vërteta dhe sigurisht qëndrimi i tyre është që nuk ndërhyjnë në konflikt të stisur nga Berisha për hallin e tij personal. Nëse do ngujohet Berisha, është i lirë ta bëjë. Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në vendstrehim për të dhe familjen e tij. Selia e PD është e demokratëve. Nuk është vendstrehim për Berishën dhe familjarët e tij dhe as për trafikantët e tjerë. Nëse Berisha nesër ka vendosur të provojë atë që ne kemi muaj që themi, kjo është zgjedhja e tij.

Nëse deputetët njoftojnë administratën. Nesër është një ditë normale pune për deputetët që kanë punë në seli. Jo për vizita turistike. Disa kanë vendosur që selinë ta kthejnë në destinacion turistik. Çdo anëtar që është anëtar i grupit është njoftuar për mbledhjet. I vetmi që nuk njoftohet prej datës 9 shtator është Berisha. Njoftimet për mbledhjen e grupit secili i merr nga sekretari”, tha Bardhi. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!