Philippe Coutinho është zyrtarisht pjesë e Aston Villa, për pjesën e dytë të këtij sezoni.
Braziliani ka liruar nga paga Barcelonën, pasi anglezët do ia paguajnë të plotë, ndërkohë që ata do të mbulojnë edhe disa bonuse e taksa.
Veç kësaj është zbuluar se Aston Villa ka mundësinë ta blejë Coutinho për 40 milion euro dhe këtë klauzolë mund ta shfrytëzojë deri në qershor. / abcnews.al