Leonardo dhe Nasser Al-Khelaifi e kanë mohuar disa herë që Zinedine Zidane është kontaktuar për stolin e PSG.
Gjithsesi në Francë janë të sigurt që drejtuesit e klubit kryeqytetas e kanë vendosur se kush do të jetë trajneri sezonin e ardhshëm.
RMC shkruan se Zidane do të zërë vendin e Mauricio Pochettino në fund të sezonit. Ecuri e këtij sezoni nuk do të ketë asnjë ndikim, pasi vendimi është marrë. / abcnews.al