Nedim Bajrami e nisi vitin me gol. Mesfushori shënoi me penallti kundër Lazios dhe tani emri i mesfushorit është lidhur me këta të fundit.
Empoli e vlerëson me 10 milion euro dhe për të interesohen disa klube të Serie A.
Një prej tyre është Sassuolo, që shikon Bajramin si zëvendësuesin ideal të Djuricic, i cili nuk ka pranuar të rinovojë dhe largohet në verë.
Cagliari është një tjetër klub që dëshiron shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare, por kjo është pista më pak e mundshme që mund të ndodhë. / abcnews.al