Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brexit, May kërkon kohë për ndryshimin e marrëveshjes

schedule14:57 - 10 Shkurt, 2019

schedule 14:57 - 10 Shkurt, 2019

Kryeministrja britanike kërkon nga ligjvënësit më shumë kohë për të mundësuar ndryshimet e minutës së fundit në marrëveshjen e Breksit me BE-në. Nga ana e saj, Mej ka premtuar se do t’i mundësojë Parlamentit një votim të dytë për modifikimet në fjalë.

Kryeministrja Thereza Mej do t’u kërkojë ligjvënësve britanikë më shumë kohë për të siguruar ndryshimet në marrëveshjen e kontestuar të Breksit, në fokus të të cilës është kufiri me Irlandën e Veriut. Zonja Mej pritet të raportojë sërish në Parlament gjatë javës, pasi u përpoq të bindte lidershipin e BE-së për ndryshime të minutës së fundit. Sipas BBC, kryetarja e qeverisë do t’i premtojë Dhomës së Përfaqësuesve një tjetër votim për opsionet e reja nëse marrëveshja nuk do të jetë gati deri në fund të shkurtit.

Laburistët kërkojnë që Mej të mbajë fjalën e dhënë dhe që votimi të mbahet. Sekretari për Breksit nga radhët e opozitës, Sër Keir Stermër ka deklaruar se kanë hartuar një amendament i cili, nëse miratohet, do të garantojë mbajtjen e një votimi në fund të muajit.

Ai akuzoi kryeministren se po konsumon kohën e mbetur në mënyrë që Parlamentit t’i lihet vetëm një zgjedhje mes marrëveshjes së saj të Breksit dhe një Breksit pa marrëveshje. Kur kanë mbetur më pak se 50 ditë, ligjërisht Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Unioni më 29 mars.

Marrëveshja e kryeministres Mej, për arritjen e të cilës asaj iu deshën disa muaj negociata me Brukselin, mbulon vetëm kushtet e divorcit dhe kornizën për marrëdhëniet e ardhshme. Por ajo u rrëzua në Parlament dhe nëse bashkë me ndryshimet e minutës së fundit nuk aprovohet sërish, atëherë Britania do të largohet pa një marrëveshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!