U denoncua i zhdukur nga bashkëshortja, gjendet i pajetë 55 vjeçari në Vlorë

schedule14:55 - 6 Janar, 2022

schedule 14:55 - 6 Janar, 2022

Një 55 vjeçar i denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij është gjetur  i pajetë në  fshatin Brataj në Vlorë.

Policia bën me dije se bashkëshortja e tij kishte denoncuar në polici se me datë 3 janar ishte larguar nga banesa shtetasi N.A. i cili është gjetur i vetëvarur në një fshat aty pranë.

Dyshimet e para janë se viktima vuante nga depresioni.

LEXO EDHE: Bashkëshorti i ikën nga shtëpia, 52 vjeçarja në Vlorë kërkon ndihmën e policisë

“Më datë 06.01.2022,  në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ” 24 Maji”, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.

Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al