Ferhat Hasani është zyrtarisht lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës, teksa rikthehet te skuadra ku ka shkëlqyer më së shumti në karrierën e tij futbollistike.
Hasani u largua nga skuadra e Partizanit, teksa nuk mundi të shfaqte gjithë potencialin e tij në kampionatin shqiptarë.
Por kjo nuk ka ndikuar aspak te skuadra shqiptare e Maqedonisë së veriut, teksa te Shkëndija i kanë bërë lojtarit një prezantim mahnitës, nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social “Facebook” të klubit kuqezi.
“Buba u kthye”, janë fjalët e zgjedhura nga drejtuesit e klubit për të treguar edhe rikthimin e Hasanit në radhët e skuadrës.
/f.a/abcnews.al