Këngëtari i famshëm, Jason Derulo është përfshirë në një sherr me dy persona të martën. Sherri ndodhi në një hotel në Las Vegas ku sulmoi dy burra pasi e shanë dhe e quajtën “Usher”. Derulo ndodhet në një shkallë lëvizëse dhe afër tij qëndron një burrë.
Në video dëgjohet njëri prej tyre teksa i drejtohet: “Hej Usher! Ik p*rdhu, k**rvë!” ndërsa artisti e sulmon. Nuk dihet nëse personi në fjalë e ngatërroi në të vërtetë me Usher apo ishte e qëllimshme.
Derulo nuk është arrestuar pasi të lënduarit nuk ngritën akuza ndaj tij. Megjithatë, atij iu tha që të largohej menjëherë nga hoteli ku po qëndronte.