Novak Djokovic iu anulua viza.
Mediat australiane raportuan se numri një i tenisit botëror do të duhet të largohet nga Australia. Avokatët e tij do të apelojnë. Sipas Gardës Kufitare, në marrje në pyetje ai nuk ka dhënë prova të mjaftueshme për të vërtetuar përjashtimin e tij nga vaksina kundër Covid.
Djokovic kishte mbërritur në Melburn, por ishte bllokuar në aeroport ku viza e tij u konsiderua e pavlefshme./ h.ll/abcnews.al