Çfarë po ndodh në spitalin Infektiv? Fluks familjarësh me qese në duar presin radhën

schedule11:00 - 5 Janar, 2022

schedule 11:00 - 5 Janar, 2022

Dita sot ka nisur me fluks familjarësh jashtë spitalit Infektiv. Në fotot e shkrepura nga LSA, me qese në duar ata presin radhën për t’u dërguar ushqime dhe veshje të afërmve të tyre.

Rastet një ditë më parë shënuan një rritje të ndjeshme ku u regjistruar 801 raste të reja me COVID, ndërsa 2 qytetarë humbën jetën.

Aktualisht janë 7049 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Ndërkohë në spitalet COVID, po marrim trajtim mjekësor 113 pacientë, prej të cilëve 16 janë në gjendje më të rëndë për jetën. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!