Nga Johann Hari, The Guardian
Mediat sociale dhe shumë aspekte të tjera të jetës moderne po shkatërrojnë aftësinë tonë për t’u përqendruar.
Kur ishte vetëm nëntë vjeç, im bir Adam ishte i fiksuar me Elvis Presley-n. Ai madje filloi të këndonte pothuajse çdo ditë “Jailhouse Rock”. Një ditë më pyeti: “Johann, do të shkojmë në Graceland?” Pa menduar shumë gjatë, pranova por nuk e mendova se do të shkonte çdo gjë keq.
Dhjetë vite më vonë, Adam nuk ishte më i njëjti. Ai la shkollën kur ishte 15 vjeç dhe kaloi shumicën e kohës së lirë në YouTube, WhatsApp dhe duke parë pornografi. Ai humbi përqendrimin për të përjetuar gjëra të vërteta. Një mbrëmje, ndërsa ishim shtrirë në divan secili duke përdorur celularin pa pandërprerë, i thashë: “Adam le të shkojmë në Graceland.”
Por sigurisht me një kusht, asnjë nga ne nuk do të përdorte celularin. Sapo mbërrini në portat e Graceland, nuk ka më një qenie njerëzore detyra e të cilit është t’ju tregojë se çfarë duhet të bëni. Ju jepet një iPad, vendosni kufje të vogla dhe iPad ju tregon se çfarë të bëni – kthehu majtas; Kthehu djathtas; ec përpara.
Kështu, ndërsa ecnim përreth, ishim të rrethuar nga njerëz me fytyra të ndryshme që shikonin pothuajse gjatë gjithë kohës ekranet e tyre. Ndërsa ecnim, ndihesha gjithnjë e më e tensionuar. Kur arritëm në dhomën e xhunglës – vendi i preferuar i Elvisit në rezidencë. Përpara nesh, mund të shihja bimët e mëdha të rreme që Elvisi kishte blerë për ta kthyer këtë dhomë në xhunglën e tij artificiale.
Por pas kësaj situate kaq të bukur, kishte diçka jo të zakontë. U ktheva nga Adami, e qeshur por ai ishte në një cep, duke mbajtur telefonin e tij nën xhaketë, dhe duke përdorur Snapchat. Ai nuk e mbajti premtimin. Dhe kur e pyeta më tha: Të premtova që nuk do telefonoj askënd por jo se nuk do flas me mesazhe apo se nuk do të përdor snapchat.
Paaftësia e tij për t’u fokusuar ishte diçka që ndjeva se në fakt më ndodhte edhe mua. Ai rezultoi të ishte fillimi i një udhëtimi që transformoi mënyrën se si unë mendoj për përqendrimin. Unë udhëtova në të gjithë botën në tre vitet e ardhshme, nga Majami në Moskë në Melburn, duke intervistuar ekspertët kryesorë në botë për fokusin. Ajo që mësova më bindi se tani nuk po përballemi thjesht me një ankth normal për vëmendjen, të llojit që kalon çdo brez ndërsa plaket. Ne po jetojmë në një krizë serioze vëmendjeje – një krizë me implikime të mëdha për mënyrën se si jetojmë. Mësova se janë dymbëdhjetë faktorë që zvogëlojnë aftësinë e njerëzve për t’i kushtuar vëmendje dhe se shumë nga këta faktorë janë rritur edhe më shumë gjatë dekadave të fundit, ndonjëherë në mënyrë dramatike, raporton abcnews.al
Sipas një studimi, studentët fokusohen në çdo detyrë për 65 sekonda. Një studim i punonjësve të zyrës zbuloi se ata fokusohen mesatarisht vetëm për tre minuta.
Kjo nuk po ndodh sepse humbën vullnetin. Fokusi juaj nuk u zhduk por u vodh.
Kur u ktheva për herë të parë nga Graceland, i rezervova vetes një dhomë buzë plazhit në Provincetown, në majë të Cape Cod. I njoftova gjithë se do të qëndroja atje për tre muaj, pa smartphone dhe pa kompjuter që të mund të përdorja internetin.
Gjatë javës së parë pa internet, u ndjeva pak çuditshëm. Provincetown është një qytet i vogël turistik homoseksual me përqindjen më të lartë të çifteve të të njëjtit seks në SHBA. Më vonë, kuptova kur intervistova ekspertët dhe studiova kërkimet e tyre se kishte shumë arsye pse përqendrimi im ishte rikthyer. Prof Earl Miller, një neuroshkencëtar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, tha:”truri njeriut mund të prodhojë vetëm një ose dy mendime menjëherë. Ne kemi “kapacitet shumë të kufizuar njohës”. Por kemi shumë iluzione.
Një adoleshent beson se mund të ndjekë gjashtë lloje të mediave në të njëjtën kohë. Kur neuroshkencëtarët e studiuan këtë, ata zbuluan se kur njerëzit besojnë se po mund të bëjnë disa gjëra në të njëjtën kohë, ata në fakt gënjejnë. Truri ynë nuk mund të bëjë disa gjëra njëkohësisht, sepse i duhet kohë për të proçesuar njërën detyrë.
Ju duhet të mbani mend atë që keni bërë më parë dhe duhet të mbani mend se çfarë keni menduar për të. Kur kjo ndodh, provat tregojnë se “performanca juaj bie. Ju jeni më të ngadaltë. Ky quhet “efekti i kostos së ndërrimit”. Kjo do të thotë që nëse i kontrolloni tekstet tuaja ndërkohë që përpiqeni të punoni, jo vetëm që po humbisni kohën duke lexuar tekstet, por gjithashtu po humbni kohën që duhet për t’u rifokusuar më pas, gjë që rezulton të jetë më problematike, raporton abcnews.al
Për shembull, 136 studentë në Universitetin Carnegie Mellon zhvilluan një test. Disa prej tyre duhej t’i kishin telefonat e fikur dhe të tjerët i kishin telefonat të ndezur ndërkohë që i vinin vazhdimisht mesazhe.
Studentët që morën mesazhe rezultuan mesatarisht 20% ishin më pak të përqendruar. Për herë të parë pas një periudhe shumë të gjatë, në Provincetown po bëja një gjë në të njëjtën kohë, pa ndërprerje. Po jetoja brenda kufijve të asaj që truri im mund të përballonte në të vërtetë. Ndjeva se në fakt përqendrimi im po rritej dhe përmirësohej çdo ditë që kalonte, por më pas, një ditë, kalova një pengesë të papritur.
Një ditë duke ecur në plazh, pashë disa njerëz që nuk po shijonin në fakt bukurinë dhe qetësinë e detit por ishin duke bërë foto. Doja ti bërtisja, ti thoja ndaloni çfarë po bëni, shijoni këtë moment pa celular. Kuptova se për të qenë sërish e përqendruar nuk duhej thjesht të hiqja dorë nga gjërat që më shpërqendronin.
Kjo ju bën të ndiheni mirë në fillim – por më pas krijon një boshllëk. Kuptova se duhej të mbushja atë boshllëk. Për ta bërë këtë, fillova të mendoj shumë për një degë të psikologjisë që kisha mësuar vite më parë –lumturia dhe mirëqenia e përgjithshme njerëzore. Pothuajse të gjithë që e lexojnë këtë do të kenë përjetuar një gjendje të tillë në një moment.
Kjo ndodh kur ju jeni duke bërë diçka që ka kuptim për ju dhe koha ikën pa kuptuar. Më vonë intervistova Prof Mihaly Csikszentmihalyi në Kaliforni, i cili ishte shkencëtari i parë që studioi këtë fenomen për 40 vite.
Nga hulumtimi i tij, mësova se janë tre faktorë kyç.
Së pari ju duhet të zgjidhni një qëllim.
Së dyti, ai qëllim duhet të jetë me kuptim për ju.
Së treti, duhet të dini nëse ajo që po bëni është në kufirin e aftësive tuaja.
Kështu që çdo mëngjes, fillova të shkruaj dhe brenda pak ditësh, fillova të shkruaj edhe më shumë me orë të tëra dhe koha kalonte pa u ndjerë. Ndjeva se po përqendrohesha si në periudhën kur isha adoleshente, pa u munduar dhe pa u lodhur.
U ndjeva e qetë, pasi kuptova se dëshira ime për tu përqendruar ishte rikthyer. Në Moskë, ish-inxhinieri i Google, James Williams – i cili është bërë filozofi më i rëndësishëm i fokusit dhe përqendrimit në botën perëndimore më tha se kisha marrë një vendim të gabuar.
Abstenimi individual “nuk është zgjidhja, për të njëjtën arsye që mbajtja e maskës kundër gazit për dy ditë në javë jashtë nuk është mënyra për ti parandaluar ndotjen. Për një periudhë të shkurtër kohore, mund të “mbajë larg” disa efekte, por nuk është e qëndrueshme dhe nuk trajton çështjet sistemike.”
Ai tha se vëmendja jonë po ndryshon thellësisht nga forcat e mëdha në shoqërinë e gjerë. Nigg tha se mund të më ndihmojë të kuptoj se çfarë po ndodh nëse krahasojmë problemet tona me normat në rritje të obezitetit. Pesëdhjetë vite më parë kishte shumë pak persona që vuanin nga obeziteti, por sot është endemik në botën perëndimore, raporton abcnews.al
Kjo nuk është për shkak se ne befas u bëmë lakmitarë ose fituam vetëkënaqësi. Ai tha: “Obeziteti nuk është një epidemi mjekësore, është një epidemi sociale. Ne ushqehemi keq, për shembull, dhe për këtë arsye njerëzit shëndoshen.” Mënyra se si jetojmë ndryshoi në mënyrë dramatike – furnizimi ynë me ushqim ndryshoi dhe ne ndërtuam qytete që është e vështirë të ecim në këmbë ose me biçikletë, dhe ato ndryshime në mjedisin tonë shkaktuan ndryshime në trupat tanë. Ne fituam vetëm kilogramë. Diçka e ngjashme, tha ai, mund të ndodhë me ndryshimet në fokusin tonë.
Mësova se faktorët që dëmtojnë vëmendjen tonë nuk mund ti dallojmë menjëherë. Në fillim isha e fokusuar te teknologjia, por në fakt shkaqet janë të ndryshme- nga ushqimi që hamë te ajri që thithim, nga orët që punojmë deri tek mungesa e gjumit.
Ato përfshijnë shumë gjëra që kemi filluar t’i marrim si të mirëqena – nga mënyra se si i privojmë fëmijët tanë nga loja, deri tek mënyra se si shkollat organizojnë orët mësimore. Ne duhet ti japim fund këtyre metodave në dy nivele:
E para është individuale. Ka të gjitha llojet e ndryshimeve që mund të bëjmë në një nivel personal që do të mbrojnë fokusin tonë. Meditimi është një mjet i dobishëm. Ne duhet të bashkohemi pasi vetëm në këtë mënyrë mund tia dalim.
Kjo mund të tingëllojë paksa abstrakte – por takova njerëz që po praktikonin diçka të tillë në shumë vende. Gjithashtu ka prova të forta shkencore që stresi dhe lodhja shkatërrojnë përqendrimin tonë. Sot, rreth 35% e punëtorëve mendojnë se nuk mund t’i fikin kurrë telefonat e tyre sepse shefi i tyre mund t’u dërgojë email në çdo orë të ditës apo natës. Në Francë, punëtorët e zakonshëm thanë se diçka e tillë ishte e patolerueshme dhe i ushtronin presion qeverisë së tyre për të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme, raporton abcnews.al
Në fakt është shumë e thjeshtë. Ju punoni në një orar të caktuar dhe keni të drejtë të mos përgjigjeni kur jeni jashtë orarit të punës. Kompanitë që shkelin rregullat marrin gjoba të mëdha. Ne, për shembull, mund t’i detyrojmë kompanitë e mediave sociale të braktisin modelin e tyre aktual të biznesit, i cili është krijuar posaçërisht për të marrë vëmendjen tonë në mënyrë që të na mbajë aktiv.
Ka mënyra alternative që këto website mund të funksionojnë. Disa shkencëtarë mendojnë se këto shqetësime janë diçka morale, të krahasueshme me ankthet në të kaluarën për librat komikë ose muzikën rap. Shkencëtarë të tjerë thonë se provat janë të forta dhe këto paralajmërime janë të njëjta me paralajmërimet e hershme për epideminë e obezitetit ose krizën klimatike në vitet 1970.
Mendoj se duke pasur parasysh këtë pasiguri, ne nuk mund të presim për prova më të mëdha. Ne duhet të veprojmë bazuar në një vlerësim të arsyeshëm të situatës. Nëse njerëzit që paralajmërojnë për këto efekte çojnë në rezultate të gabuara dhe ne ende bëjmë atë që sugjerojnë ata, cila dhe sa do të jetë kostoja?
Ne do të shpenzojmë më pak kohë duke u marrë me shefat tanë dhe teknologjia nuk do të ketë më të njëjtin ndikim te ne – së bashku me shumë përmirësime të tjera në jetën tonë që janë të nevojshme në çdo rast. Por nëse rezultojnë të kenë të drejtë dhe ne nuk bëjmë atë që thonë ata, sa do të na kushtojë?
Siç tha ish inxhinieri i Google, Tristan Harris, kjo të “shkatërrojë njerëzimin” duke hequr vëmendjen tonë pikërisht atëherë kur ne përballemi me kriza të mëdha kolektive që kërkojnë më shumë se kurrë vëmendjen tonë. Por asnjë nga këto ndryshime nuk do të ndodhë nëse nuk luftojmë për to. Ashtu si lëvizja feministe rifitoi të drejtën e grave për të vendosur për trupin e tyre (dhe ende duhet të luftojë për të sot), besoj se tani kemi nevojë për një lëvizje të një natyre tjetër.
Unë besoj se duhet të veprojmë urgjentisht, sepse kjo mund të jetë si kriza klimatike, ose kriza e obezitetit – sa më gjatë të presim, aq më e vështirë do të bëhet. Sa më shumë të humbasin përqendrimin tonë aq më e vështirë do të jetë të rifitojmë energjinë personale dhe politike që do të na duhet për të rifituar fokusin. Hapi i parë që nevojitet është një ndryshim në vetëdijen tonë.
Ne duhet të ndalojmë së fajësuari veten, ose të bëjmë kërkesa vetëm për ndryshime të vogla nga punëdhënësit tanë dhe nga kompanitë e teknologjisë. Ne jemi ata që zotërojmë mendjet tona dhe së bashku, ne mund t’i “rikthejmë” ato nga forcat që po na i vjedhin.
/abcnews.al