Katër persona u plagosën pasditen e djeshme nga atentati në Tiranë dhe një humbi jetën. Gazetarja e “ABC” Xhensila Kodra raporton se sipas grupit hetimor objektiv ka qenë daja i vëllezërve Çela, i plagosuri Edmond Cëroi dhe dyshohet se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e tij dhe kanë pritur rastin për ta goditur. Por breshëria e kallashit i mori jetën Erion Çelës, ndërsa i plagosuri mbeti edhe vëllai i tij Blerimi.
Lexo edhe: Objektivi i atentatit në Don Bosko ishte daja i viktimës, si u mbajt në vëzhgim
Mes të plagosurve përpos shënjestrës Edmond Cëroi është edhe një 19-vjeçar, Azbi Selimaj. Ndryshe nga sa dëshmitarët thanë dje se ishte kamarier i lokalit, në fakt rezulton se 19-vjeçari ishte klient i ulur në tavolinën ngjitur dhe nuk ka asnjë lidhje me të përfshirët e tjerë në ngjarje. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe: Atentati në Tiranë, zbardhet dëshmia e të plagosurve, autorët profesionistë nuk lanë asnjë gëzhojë
Për autorët ende nuk dihet asgjë. Në vendngjarje policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë. Atentatorët janë kujdesur që të gjitha të mbesnin në makinën tip “Benz” me targa të mbivendosura, që përdorën për vrasjen. Kjo gjë ka përforcuar dyshimet e hetuesve se vrasësit janë profesionistë, me pagesë.
Bilanci i atentatit në Tiranë
Viktima
Erion Çela
Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë
/ Abcnews.al