Kampionë Europe dhe bote në kick-boks, dy të rinjtë vlonjatë tregojnë sfidat dhe paragjykimet

schedule21:54 - 4 Janar, 2022

schedule 21:54 - 4 Janar, 2022

Nga Elton Nika

Ishte 19 vjeç kur nisi të stërvitej për Kick-boks, por thjesht për argëtim. Vlonjatja Ilda Lelo me kalimin e kohës filloi të apasionohej gjithnjë e më shumë pas këtij sporti që ende konsiderohet si sport burrëror. Stërvitej mes meshkujve dhe paragjykimeve.

Ka qenë pak e vështirë në fillim se stërvitesha vetëm me çuna dhe fortësia dhe fiziku i tyre më bënte të ndjehesha jo shumë komode. Më ka bërë më të fortë. Shoqëria dhe familja nuk e kuptonin kënaqësinë që ndjeja. Gjykonin çfarë do një vajzë në një sport të tillë. Është mendim I gabuar se të tilla sporte duan një mendje femrash. Ne si shoqëri e kemi si qejf ti japim mendje tjetrit më thonin, mjaftë e provove, merru me diçka tjetër. Më sugjeronin ç’të bëja, po nuk e kuptonin që ajo që doja unë ishte ringu”, ka thënë  ajo.

As humbja e parë nuk e ndali, madje siç thotë e bëri më të fortë.

“Ndeshja e parë ishte në Vlorë 2014 ishte kampionat kombëtar, di të them se e shijova. Pavarësisht se humba po ndjeva një emocion shumë të veçantë, ndjeva adrenalinë, më bënë që kur zbrita nga ringu të thoja, jo nuk do ta lë me kaq. Ka humbje e fitore. Humbjet të bëjnë më të forte dhe mëson më shumë. Po s’pate karakter të fortë dhe siguri nuk ja del dot në këtë sport, ky është çelsi i suksesit”, thotë ndër të tjera.

Mundi dhe përpjekjet i janë shpërblyer disa herë. 4 herë kampione Shqipërie. Kujton me nostalgji kur në 2019 mori titulli Kampione Europe.

Titulli kampione Europë e mora në 1 dhjetor të 2011 në një ndjeshje në Vlorë. Kundërshtarja ka qënë nga Turqia dhe të dyja sfidonim atë titull. Ishte kundërshtare e fortë e zgjuar në ring dhe duhet të bëja një lojë më të mirë dhe ja dola”, ka thënë ndër  të tjera Ilda.

Në ndeshjen e fundit ndërkombëtare të mbajtur vitin e kaluar në Gjermani Ilda doli nën kampione e botës.

Kishte ardhur koha të sfidonin titullin kampion bote dhe pse në një kohë të shkurtër stërvitje, arritëm të tregonin punën tonë dhe vështirësitë që hasim në këtë sport. Pavarësisht se nuk solla dot titullin në Vlorë. Nga ndeshja mësova jashtëzakonisht shumë dhe do më shpërbejë për sfidën e radhës dhe patjetër titulli do të jetë i imi”.

Veç 26 vjeçares në këtë palestër takuam dhe Edi Shehaj i cili ka korrur fitore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është ndër djemtë e parë vlonjatë që nisi Kick-boksin në Vlorë.

“Viti i parë ishtë shumë e vështirë se u ndesha që vitin e parë dhe profesori nuk ishte i bindur. Fillimisht ishim 4 a 5 veta që ishin ajka e kick boksit. Të tjerët e lanë ndërsa unë kam vazhduar”, është shprehur ai.

Ka fituar shumë ndeshje, por nuk harron tre më të forta, kur doli dy herë kampion bote dhe një herë Europë.

“Lojë shumë e gjatë për të fituar titullin e parë Kampion Bote në Zvicër në 2018. Në 2019 e organizuam në dhjetor në Vlorë dhe e fitova dhe këtë me turkun Duran. Tani mbaj dy tituj kampion bote. Prej pandemisë e ndërpremë vjet dhe mbase e bëjmë këtë vit ndeshjen këtu ose jashtë po do jetë surprizë. Titullin Kampion Europe e fitova në 2016 në Zvicës kundër gjermanit Mako Bigos do ta vazhdoj gjatë sa të kem fuqi se s’do mjaftohem vetëm më këto tituj”.

Trajneri Alban Alikaj që ka stërvitur këta kampionë dhe të tjerë të rinj tregon se ka kaluar shumë peripeci.

“ I bie 24 vjet që merrem me këtë sport e nisa në Selanik dhe më pas u ktheva në Vlorë në 2011 hapa klubin e Kick-boksit. Ka qenë e vështirë se kam pasur raste që kam mbetur vetëm më një sportist apo dy, i kam rezistuar se nuk e kam parë si biznes. I rezistova kohës dhe arrita të jem këtu ku jam nga duart e mia kanë dalë kampionë bote dhe Europe.  Mbështetje ekonomike nuk kemi pasur dhe kjo na ka penalizuar por prapë ja kemi dale dhe ja ku jemi sot me gjithë këto tituj.

Pasi treguan historitë e tyre Ilda dhe Edi për kënaqësinë tonë sfiduan njëri-tjetrin në ring si dy kampionë që me durim dhe pasion kanë arritur majat e suksesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!