Angel Correa arriti të shënonte dy gola kundër Vellacanos dhe ti jepte fitoren e parë për vitin e ri 2022 skuadrës së Atletico Madrid e cila në këtë mënyre lë pas edhe serinë prej 4 humbjesh në La Liga.
Menjëherë pas kësaj fitoreje ka ardhur edhe shpërblimi për sulmuesin, i cili ka firmosur edhe rinovimin e kontratës deri në vitin 2026.
26-vjeçari argjentinas iu bashkua skuadrës së “Los Colchoneros” në vitin 2014, ku ka arritur të shënojë edhe 53 gola në 305 ndeshje.
Happy 2026! ?
We’re delighted to announce that Ángel Correa has signed a contract extension with our club ? pic.twitter.com/Nduq9MJY7O— Atlético de Madrid (@atletienglish) January 4, 2022
/f.a/abcnews.al