Shkëlqimi në Rumani është një histori e të shkuarës për Kamer Qakën, i cili u shit nga Poli Iasi për 375 mijë euro te FCBS. Tani mesfushorin e lë të lirë edhe Shkëndija e Tetovës.
Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut kanë dale me komunikatë: KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët.
Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.
Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.
KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij”.
Qaka u bashkua me Shkëndijën janarin e shkuar dhe luajti 14 ndeshje sezonin e shkuar, kurse në gjysmën e parë të këtij sezoni vetëm 4 dy ndeshje dhe vetëm dy herë e nisi si titullar. / abcnews.al