Lusi dhe Rejana janë dy finalistet e para të eliminuara nga dance reality show “T’ka mami yll”. Lusi është prekur pak më shumë, ndërkohë Rejana me buzëqeshjen e saj u shpreh e lumtur që arriti deri në këtë pikë kulminante të spektaklit.
Mirëpo, për vajzat duket se jo gjithçka ka mbaruar këtu, pasi profesor Albi Nako në fund i dha një lajm shumë të mirë. Ato do të kenë të drejtën e studimit në Akademinë e tij për dy vite falas.
“Jeta vazhdon dhe ju siguroj që do të ketë ditë më të bukura se këto. Në lidhje me këto të dyja, Lusin dhe Rejanën, unë do t’i ofroja si Akademi një bursë për dy vjet”, u shpreh ndër të tjera Albi. /abcnews.al/