Mamaja e Aurorës vazhdon të mbajë mëri: Nuk ja fal vetes që vajza nuk shkoi në finale

schedule21:30 - 1 Janar, 2022

schedule 21:30 - 1 Janar, 2022

Ka filluar me emocione dhe debate finalja e madhe e dance reality show “T’ka mami yll”. Ndonëse ndodhemi në një vit të ri, mamaja e Aurorës duke se nuk i ka harruar mëritë e eliminimit të së bijës.

Ajo ka marrë mikrofonin dhe është shprehur shumë e zhgënjyer që Aurora nuk është në finale.

“Mora një eksperiencë shumë të bukur, por në fund u zhgënjeva shumë. Me vajzën time është bërë një padrejtësi shumë e madhe dhe nuk ja fal vetes. Duhet të kisha luftuar më shumë për atë vajzë. Më shumë duhet të kishin luftuar jashtë se sa brenda. Mamatë kanë luftuar më shumë jashtë se sa brenda dhe të betohem”, tha ndër të tjera mamaja e ish-konkurentes.

Kujtojmë që të shtunën e kaluar, ajo u largua nga skena, duke mos e pranuar vendimin e marrë nga vetë fëmijët, për të çuar në finale Rejanën. /abcnews.al/