Festohet më mirë sot apo më përpara? Kjo pyetje ka ngjallur shumë reagime nga publiku i “Koshere” ku edhe dy moderatorët, Bes Kallaku dhe Jona Spahiu kanë dhënë mendimet e tyre të ndryshme.
Për Besin festat kanë pasur më shumë harmoni më parë, ndërsa Jona Spahiu thotë se edhe festat në kohët e sotme kanë bukurinë e tyre.
Bes Kallaku: Sot shkaktohen aksidente për shkak të pijes dhe sherreve për motive banale. Uroj që qeveria ti leje deri në 23:00. Tani do të thuash deri në 19:30 me të shtëpisë dhe më pas me shoqninë.
Jona Spahiu: Sot kemi komoditet. Fëmijë besojnë tek babagjyshi. Prindërit kanë mundësi të blenë dhurata. Jemi më të ngrohtë tani.
Bes Kallaku: Sot mund të kesh të ngrohesh për natën e vitit të ri. Por më parë ishim më të ngrohtë me njëri tjetrin. Sot ka ikur ajo. Se dikur shkëmbenim vizita, hanim bashkë.
Bes Kallaku: Më parë uronim me kartolina. Nuk kishte më bukur. Ne në Fushë Krujë uronim njëri tjetrin dhe mua babi më jepte kartolina ato që ngelnin pa shitur. Unë jua uroja me Van Damin.
Jona Spahiu: Festat bëhen të pa harruara me dashuri në zemër.
/abcnews.al/