Dy ditë më parë, Ronela Hajati fitoi Festivalin e RTSH-së, duke marrë automatikisht të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Menjëherë pas kësaj fitore, kishte nga ata që dolën kundër duke thënë që vendin e parë e meritonte, Alban Ramosaj.
Pak minuta më parë, ai ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se falë tyre e llogarit 2021-tën si vitin e tij.
Albani nuk ka nguruar të falenderojë edhe mamanë e tij, por edhe të motrën Beatrix, e cila aktualisht ndodhet në “Big Brother VIP”.
Postimi i tij i plotë:
“Per dashamiresit e mi,
Pas nje dite te gjate pushimi kisha deshiren t’ju falenderoja nga zemra per mbeshtetjen pergjate si dhe pas festivalit.
Ju premtoj qe do vazhdoj te shkruaj e te kompozoj art te cilesise me te larte qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet.
Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo per numrat e trofeve qe kam cuar ne shtepi por prej dashurise masive qe me keni falur, dhe sic degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim…
Per kte, perulem para jush!!
MIRENJOHJE!
Ndersa per jo-dashamiresit e mi
#LejNajLlafPaThene #EMbajNjeSyMbyll
Pertej shakase dhe referencave te #Theje
Kam perveshur menget, behuni gati – 2022!
Per Familjen time…
@antigoneramosaj O Ma, FITOVA!!
Fitova dashni, duartrokitje, eksperience, mesime, miq te rinj (nder te cilet: Gjergj Leka!!), fitova rrespekt!
Faleminderit per cdo sakrifice dhe mund qe ke derdhur per t’me fal mundesine e te jetuarit jeten ashtu sic ma ka shpirti… poetikisht.
Te kam “borxh” frymen.
@beatrixramosaj kur te lexosh, dua ta dish qe bera me te miren time, madje ia kalova Albanit te meparshem! ??
Shpresoj te jesh krenare per progresin dhe performancat e vellait tend. ?
Ju Dua, pergjithmone. ❤️
@marko_polo18 shume shpejt e gjithe bota do njohi talentin tend dhe do bej c’te mundem brenda fuqise time qe te ndodhe keshtu! Nga une do e kesh perhere mbeshtetjen e plote, ta garantoj si ne ditet e mira po ashtu dhe ne ditet e kqija!
Aftesite e tua ne produksion (dhe humor ?) jan te pa-krahasueshme!!!
Je bekim ne jeten time, my brother. ❤️
Mbani mend emrin MARKO POLO!
E degjuat ketu se pari ?
/abcnews.al