Fatlum Doçi prezantohet para publikut kryeqytetas me një cikël pikturash dhe një instalacion, në ekspozitën “Prania e Mungesës”. Artisti përmes këtyre punimeve përpiqet të sjell humbjen e shpirtërores dhe triumfin e konsumit tek njeriu, thekson kuratori Edison Ceraj.
Mungesa është prania më e pushtetshme. Ajo eklipson çdo lloj pranie të rrokshme nga shqisat, çdo gjë që na rrethon. Piktura e Fatlum Doçit sipas kuartorit Edison Ceraj na kujton një botë që po zbehet brenda dhe jashtë qenies.
Ftalum Doçi, humbjen e njerëzores e deshifron me gjuhën e pikturës dhe instalacionit, duke u nisur nga uni i tij sipas kuartorit. Instalacioni me kunguj sipas Edison Cerajt është një zgjatim i pikturës rreth kontekstit të mungesës. Piktura e Fatlum Doçit të fton edhe për të refletuar, për të mos humbur shpirtëroren.
Mungesa lidhet edhe me vëmendjen më të madhe ndja artistëve në shoqëri. Artisti mjaftohet me veten e e tij për të krijuar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 20 ditë në galerinë Tulla Center./abcnews.al