Ngjarja e rëndë në Vlorë, mbyllet shtëpia e familjes Lera

schedule15:20 - 7 Shkurt, 2019

schedule 15:20 - 7 Shkurt, 2019

Një ditë pas vrasjes së gruas në Vlorë, autori është vendosur në masën e arrestit për vrasje. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, kurse familjarët e viktimës kanë mbyllur shtëpinë dhe ceremoninë e varrimit e bënë tek prindërit e saj.

Dyert e banesës ku të mërkurën gruaja u mbyt nga burri i saj janë mbyllur. Familjarët e Eva Lerës e kanë marrë trupin e të ndjerës për ta varrosur në fshat. Kurse autori i krimit, Teodor Lera, u vendos në masën e arrestit për vrasje dhe çështja i kaloi Krimeve të Rënda.

52-vjeçari ndodhet në dhomën izolimit në gjendje të rëndë. Pasi mbyti bashkëshorten, ai preu damarët e duarve me thikë. Nuk ka folur asnjë fjalë dhe mjekët thanë se është në efektin e mjekimit.

Ngjarja ndodhi mesditën e së merkurës në lagjen “Kushtrimi” pranë godinës së policisë. Autori një bashkëshort i dhunshëm, kishte dhënë prova të mëparshme për agresion ndaj familjes. Kishte rrahur gruan bashkë me të bijën Augustën. Por viktima e kishte falur për hatër të femijeve. E për rrjedhojë edhe gjykata e ka liruar.

Disa orë më parë, e bija e çiftit, studente në Tiranë ishte njoftuar për konfliktin midis nënës dhe babait te saj. Por kur, ajo shkoi për t’i pajtuar, gjeti nënën të vdekur dhe babain të gjakosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!