Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Në hapat e Bebe, Dua dhe Ritës, shqiptarja që po korr sukses në SHBA: Dua të mbaj një koncert në Shqipëri

schedule10:52 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 10:52 - 30 Dhjetor, 2021

Enisa Nikaj është një tjetër emër shqiptar që po ngjit hapat e suksesit. Shqiptarja me origjinë nga Mali i Zi, jeton në New York dhe ka nisur të këndojë që në fëmijëri. Edhe pse ka lindur në Amerikë, ajo nuk harron kurrë të flasë me krenari për origjinën e saj. E ka nisur me covera dhe tashmë identifikohet me këngët e veta.

Ditën e sotme, Enisa dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi peripecitë për të hyrë në industrinë e muzikës. Enisa tha se ka marrë një mbështetje shumë të madhe nga shqiptarët. Mes të tjerash, Erisa tregoi për moderatorin Alban Musa se dëshiron të mbajë një koncert në Shqipëri.

“Ka qenë ëndrra ime që të nis për muzikë, e kam parë veten si një artiste globale. Dua që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time. Më duket se është e vështirë për të gjithë, nuk është e kollaj sepse të gjithë po bëhen këngëtarë dhe është e vështirë që të dallohet kush është për muzikë. Por ka qenë gjithmonë pasioni im që kur isha e vogël.”, tha ajo.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!