Ekspertët: Korrigjimi i kufijve, fatal për Kosovën

schedule22:21 - 6 Shkurt, 2019

schedule 22:21 - 6 Shkurt, 2019

Lisen Bashkurti dhe Ilir Kalemaj, në emisionin “Byro Politike”  kanë folur rreth intervistës së fundoit që ka dhënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i shtetit kosovar është shprehur se ka marrë garanci nga Serbia dhe Rusia që do të njihet Kosova si shtetet nga ana e tyre nëse arrihet marrëveshja me Beogradin.

Lisen Bashkurti: Presidenti i Kosovës më krijon shije jo pozitive se si është inicjuar ideja e tij dhe mënyra si po mundohet ta imponojë pa transparencë. Tendenca për të spekuluar mbi të ashtëquajturën marrëveshje të tij konfidenciale. Ai flet se ka bisedime konfidenciale si me  Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe me Kremlinin.  Deklaratat janë shumë spekulime. Kremlini gjithmonë ka qenë enigmatin dhe i mbyllur. SHBA  ka një politikë ndryshe. Trump është shumë i hapur dhe transparent. Ai nuk ka politika konspiravtive. Ai po performon ato që u ka premtuar amerikaneve. Këto janë deklarata fluide dhe të papërgjegjshme. Ku e merr ai sigurinë tek Rusia dhe Serbia?! Kemi dëgjuar ndonjë sinjal që Serbia po ndryshon Kushtetutën. Kjo është mediokritet dhe deklaratë e papjekur.

Ilir Kalemaj: Ka disa konstante politika të jashteme. Putin është munduar të ridimensionojë Perandorinë ruse. Rusia nuk mund të konkurojë në mënyrë të barabartë. Vuçiç ka qenë herë Kryeministër dhe herë President që synon të hapë kutinë e Pandorës duke bllokuar njohjen e Kosovës në faktorin ndërkombëtar.  Ai ka përçarë lidershipin politik shqiptar. Ai po përdor shantazhin mbi lidershipin kosovar për të arritur një merrëveshje. Serbia ka hapur kutinë e Pandorës që i jep asaj avantazhe. Ajo që zoti Thaçi ka thënë që pas takimit mes Trump dhe Putin është korrigjimi i  kufijve. Kjo nuk është thjesht një çështje demarkracioni. Këtu bëhet fjalë për një shkëmbim territori që do t’i kushtojë Kosovës, që i bie 1/5 e territorit. Kjo do të ishte fatale nëse do të ndodhte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!