Për të qenë gjithmonë elegante dhe komode në të njëjtën kohë ka disa mënyra dhe sekrete. Përgjigjia qëndron te pjesët e përjetshme, të cilat nuk duhet të mungojnë në asnjë garderobë. Këto janë pesë hapa të thjeshtë për paraqitjet në çdo kohë, pa humbur stilin dhe elegancën.
Përfitoni nga rrobat e zyrës
Stili i zyrës mund t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, nga mëngjesi deri në darkë. Zgjidhni një fustan midi të thurur, mundësisht në nuancë kremi, të cilin mund ta kombinoni lehtësisht me xhupat oversize.
Investoni në bizhuteri
Mund të jenë detaje të vogla por kanë aftësinë të transformojnë çdo pamje. Një orë apo disa unaza, me përmasa mesatare, kthehen në aleatët besnik të çdo pamjeje të sofistikuar.
Kini parasysh veshjet njëngjyrëshe
Veshjet njëngjyrëshe kanë një aftësi magjike për të dhënë ekstra hijeshi për çdo rast. Pavarësisht nëse jeni adhurues i nuancave të tokës apo toneve më të ndezura, rezultati do të jenë po aq i suksesshëm.
Cilësi vs Sasi
Pavarësisht se mund të tërhiqeni pas tendencave aktuale, një pallto moher apo një pulovër kashmiri janë shtesa klasike që do t’ju shoqërojë për shumë vite.
Investoni në këpucë
Një palë këpucë kanë aftësinë të ndryshojnë të gjithë veshjen në pak minuta. Moccasins klasike, çizmet kamoshi apo dhe ato me taka të larta, nuk do t’ju zhgënjejnë kurrë. /abcnews.al