Vihet në pranga një 69-vjeçar në Korçë i cili në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë një efektiv policie. Më herët i moshuari kishte ngacmuar seksualisht fqinjën e tij dhe në momentin kur policia ka ndërhyrë 69-vjeçari u drejtoi armën për t’i qëlluar por nuk u realizua qitja.
69-vjeçari që tentoi të vrasë punonjësit e policisë në Korçë, i cili ishte në konflikt prej tre muajsh me një 30-vjeçare të cilën e kishte fqinje. I moshuari Gani Xhambazi, sipas pohimit për mediat të gruas, e ngacmonte seksualisht dhe kryente vepra të turpshme ndaj saj. Mbrëmjen e së martës, ai në gjendje të dehur, ka marrë armën dhe i është futur në shtëpi gruas, të cilën ka tentuar ta vrasë.
Fqinjët ndërhynë duke njoftuar policinë. Sapo arriti policia 69-vjeçari u mbyll në banesë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Kur efektivet hapën derën dhe hynë brenda, i moshuari ju ka drejtuar armën për t’i qëlluar, e cila në çastin e fundit u bllokua dhe nuk bëri qitje.
Ai u arrestua dhe ndaj tij rendon akuza e “Vrasjes se punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”. Xhambazi njihej si person i alkolizuar dhe problematik. 69 -vjeçari ishte arrestuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje./abcnews.al