Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dita nis me shi, zbuloni si do të jetë moti këtë të mërkurë

schedule07:15 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 07:15 - 29 Dhjetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së mërkurë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu, edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Mbetet po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta shiut. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri pas mesnatës kur moti përmirësohet gradualisht.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale  dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 2°C ndërsa mesdita deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilor-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.



Kosova

Vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu të ndërprera nga intervale të shkurtra me kthjellime mbizotërojnë motin territorin e kosovës deri pasdite, kur do ketë përmirësim të situatës meteorologjike duke sjellë pauz të reshjeve të shiut.

Maqedonia e Veriut

Një qëndër e presionit të ulët atmosferik e zhvilluar mbi mesdhe me ndikim në të gjithë Ballkanin do të diktojë edhe në republikën e MV vranësira të dendura shoqëruar me shira mesatar dhe lokalisht intensiv. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!