Vendosni disa gjethe dafine në lavatriçe dhe efekti do t’ju befasojë

schedule22:54 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 22:54 - 28 Dhjetor, 2021

Kemi dëgjuar shumë herë për metoda të pazakonta, shtëpiake që e bëjnë jetën më të lehtë. Shumica prej tyre nuk janë zbulime të reja, por truke të vjetra që janë përdorur nga gjyshet tona. Ndër ta është dhe dafina, e cila është e pazëvendësueshme në kuzhinë por ka dhe përdorime të tjera.

Përdorni gjethe dafine për të ruajtur ngjyrën e rrobave. Mund t’i vendosni gjethet direkt në lavatriçe por për një efekt më të mirë vendosini në një legen me ujë. Së pari, zieni gjethet e dafinës me ujë dhe më pas shtoni rrobat.

Ky truk funksionon më së miri me rrobat e bardha. Një metodë tjetër është dhe shtimi i dy lugëve kripë në lavatriçe. Përdoret për larjen e perdeve dhe mbulesave të tavolinës sepse largon në mënyrë efektive njollat. /abcnews.al