Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ftoi në debat Edi Ramën, por edhe Lulzim Bashën. Ai tha se është gati të përballet me kryeministrin aktual, të cilit i tha që të marrë edhe kryeopozitarin nëse do.
“Nëse do të kisha garuar në 2017, Edi Rama kurrë nuk do të kishte mandat sot. Përsa i përket raporteve, ju e njihni atë, ai është njeri kompleksesh. Ai ka edhe kompleksin e Saliut, por nuk e ndihmon atë, por mua. Nuk çlirohet dot.
Më ndihmon ta vendos përpara atë. Dhe ja urdhëro, prova. E ftoj në debat, ta marrë edhe Lul Bashën në një karrige po të dojë. Të bëjmë një debat i cili duhet të vlerësohet në cdo aspekt. Ai nuk guxon, as që e imagjinon.
Megjithë një mijë problemet që kam me të, debatit nuk i shmangen. Ai nuk ka. Ndonjëherë është si ndonjë 90-vjeçar, proceset e tij kanë një ngadalësim, i ka nga droga apo gjë tjetër nuk e di. Në shumë drejtime, as nuk është absolutisht psikologjikisht për atë detyrë” tha ai te Syritv./ Abcnews.al


